Categories: Lajme

VV pengoi ndërtimin e termocentralit të ri, tash heshtin kur qytetarët janë në terr’

Botuesi i Gazetës Koha, Arben Ratkoceri, ka kritikuar kundërshtimin që dikur VV’ja bënte për ndërtimin e termocentralit, e që tani po i kushton me orë të tëra errësirë qytetarëve.

Ratkoceri, përmes një postimi në Facebook kritikoi VV’në, derisa tha se tani “pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr”.

‘’ Tani këto OJQ, gazetarë dhe politikanë – kryesisht të VV-së opozitare në atë kohë, që penguan ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” tani pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr’’, shkroi Ratkoceri.

Ai gjithashtu tha se ‘’mafia e rrymës’’ nuk kishte lejuar ndërtimin e këtij termocentrali, por nëse do ndërtohej atëherë Kosova do shndërrohej në eksportuese të energjisë e jo në terr sic është tani.

Postimi i plotë:

Paradoks, Maqedonia por edhe Serbia falë edhe thëngjillit kosovar këto ditë ka rrymë me bollëk ndërsa Kosova në terr !

Tentimin e ish-qeverive kosovare për të ndërtuar një termocentral të ri me partneritet amerikan (Contour Global) nuk e lejoi “mafia e tregëtisë” së rrymës ku qendra botërore është në Londër, ndërsa ajo rajonale në Beograd. “Mafia e Beogradit” përmes korruptimit të disa OJQ-ve e gazetarëve dhe naivitetit të disa politikanëve opozitar të kohës arriti që në emër të, gjoja mbrojtjes së ambientit, të mos lejojë ndërtimin e termocentralit të ri që Kosovën do ta shndërronte në eksportuese të rrymës e jo në importuese dhe në terr

Tani këto OJQ, gazetarë dhe politikanë – kryesisht të VV-së opozitare në atë kohë, që penguan ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” tani pa fije turpi heshtin në ndërkohë që qytetarët me orë të tëra në kohë dimri janë në terr./

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago