Categories: Lajme

VV nuk e votoi amandamentin për projektin e ujit në Skenderaj, deklarohet Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, ish-kryetar i Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka parë si gabim të madh mos-votimin e amandamentit të propozuar nga deputeti Mërgim Lushtaku për projektin e ujit në Skenderaj në kuadër të buxhetit për vitin 2022.

Lushtaku, në një prononcim për lajmi.net, ka deklaruar se janë futur gypa në mbarë hapësirën e Skenderajt, por mos-miratimi i projektit për këtë qytet dëmton mbarë qytetarët.

“Unë mendoj që Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim i madh sepse është në pyetje uji, uji është vetë jeta. Andaj mendoj që ka gabu shumë. Nuk është çështje personale e as e Mërgimit por janë në pyetje qytetarët e Skenderajt. Na kemi futë gypa nëpër tërë territorin, por ujë nuk ka. I vetmi projekt që e zgjidhë problemin me ujë të pijshëm është ai projekt. Unë mendoj se është gabim i madh i Qeverisë Kurti”, ka deklaruar ish-kryetari i Skenderajt.

Deputeti Lushtaku përgjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ka propozuar një amandament për projektin e ujit të pijës për Skenderajn, i cili nuk ka kaluar pas abstenimit të deputetëve të VV-së.

Lushtaku në seancë hodhi akuza të rënda ndaj Qeverisë, duke thënë se po punon me inat e urrejtje ndaj qytetarëve të Skenderajt.

“Është për turp dhe ju po tregoni vetëm fytyrën e vërtete që jeni kundër Drenicës dhe vetëm po iu kujtoi që edhe Serbia në krye me Millosheviqin ka tentu me na ndal frymën e s’ka mujt kurse ju po mundoheni me na e ndal ujin. Kjo që po e bëni është për turp.Ja keni nal ujin Drenicës vetëm për inate politike. Jeni kundër Drenicës, edhe po më vjen shumë keq që edhe po ja hiqni ujin Skenderajt e qytetarëve edhe po qeshni”, deklaroi deputeti i PDK-së në Kuvend.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është përfshirë në debat, duke vlerësuar se deputetët e VV-së po nxisin dhunë.

“Tu e dëgju debatin, mu kujtu një herë e patën lodhë Shefqet Krasniqin, jo feja kshtu, jo feja ashtu, ju pat thanë mos më detyroni se vij e ua këndoj “Allahu Ekber” në foltore e s’keni cka me më bo. Edhe unë, këtyne deputetëve që po moralizojnë sot se, kta hala nuk e din çka është dhuna. Na e kemi përjetu dhunën në Kuvend, por kta deputet që po flasin nuk e dinë. Mos nxitni dhunë, mos provokoni”, deklaroi ajo. 

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago