Categories: Lajme

Vendimi i Konjufcës, anulohen pagat e 13-ta për deputetët

Një vendim i Glauk Konjufcës i ka anuluar “bonuset” financiare të deputetëve për fundvit. Ligjvënësit nuk do të përfitojnë pagën e 13-të, sipas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të “shpërblehen” me pagat e 13-ta në fund të vitit 2021.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka anuluar planifikimin për ekzekutimin e pagës shtesë mbi muajin e 12-të për deputetët, ka mësuar mediumi online Paparaci nga burime të mirëinformuara brenda kuvendit.

Vendimi i kryeparlamentarit Konjufca, siç ka mësuar Paparaci, i është komunikuar administratës së kuvendit gjatë kësaj jave.

Vitin e kaluar, deputetët kanë përfituar paga shtesë në fund të vitit, bazuar në një rregullore të brendshme të kuvendit.

Vendimi kishte nxitur debat publik mes qeverisë dhe presidencës në fund të vitit të kaluar, raporton Paparaci.

Ish-zv/ministri i Financave, përfaqësues i Qeverisë Hoti, Agim Krasniqi, kishte akuzuar institucionet e kuvendit dhe presidentes për shpërblimin e “stafeve të tyre me paga shtesë deri në 500-600 euro”.

Po ashtu, Zyra e Kryeparlamentarit të Kosovës ka vendosur që të reduktojë shpenzimet telefonike të deputetëve deri në 50 për qind, në funksion të kursimit të parasë publike. Vendimi, sipas burimeve të Paparacit brenda kuvendit, është njoftuar pranë administratës së organit më të lartë institucional.

Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është 1,547 euro, duke përjashtuar kompensimet që ata marrin për pjesëmarrje në seanca, si dhe komisione parlamentare.

Pavarësisht se institucionet e Kosovës u sfiduan nga kriza e vazhdueshme pandemike dhe pasojat e saj, të cilat patën efekt negativ në ekonomi, deputetët e Kuvendit të Kosovës morën paga të plotë gjatë tërë vitit kalendarik 2021.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago