Categories: Lajme

U raportua i zhdukur: Burri i dehur i bashkohet grupit dhe kërkon veten me orë të tëra

Një burrë i zhdukur në Turqi, i cili njëkohësisht ishte i dehur u bashkua aksidentalisht në grupin e kërkimit dhe kërkoi veten për orë të tëra para se të kuptonte se ishte objektivi i misionit të shpëtimit.

Sipas raporteve të mediave lokale, Beyhan Mutlu, një burrë 50-vjeçar nga një rajon rural në Turqi, ishte duke pirë me miqtë e tij kur u largua në një pyll dhe pastaj u kthye.

Të shqetësuar për të, miqtë e tij më pas lajmëruan autoritetet, të cilët ngritën një mision kërkim-shpëtimi për ta gjetur.Sipas kanalit turk NTV, kur u morën lajmet për të zhdukurin, përpjekjet për ta gjetur atë u intensifikuan në lagjet aty pranë, me një grup të madh vullnetarësh që iu bashkuan misionit.

Ky grup kërkimi po thërriste emrin e Mutlu-s për orë të tëra, kur papritmas një burrë nga brenda grupit foli dhe thuhet se tha:

“Kë po kërkojmë? Jam këtu.

”Është e paqartë se si Mutlu e gjeti veten në grupin e tij të kërkimit ose se si miqtë e tij nuk e kuptuan se ai ishte nën hundën e tyre gjatë gjithë kohës.

Policia ishte në gjendje të shoqëronte në mënyrë të sigurt Mutlun në shtëpinë e tij.Kjo nuk është hera e parë që një person i zhdukur i bashkohet misionit të tyre të shpëtimit.

Në vitin 2012, një turiste aziatike që u zhduk në Islandë u gjet gjithashtu në grupin e saj të kërkimit pasi thuhet se ajo nuk arriti të njihte përshkrimin e saj.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago