Categories: Nga Bota

Turqia lëshon satelitin më të fuqishëm që ka në hapësirë: Erdogan falënderon Elon Musk

Turqia ka lëshuar në hapësirë satelitin e ri të  telekomunikacionit nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX , shkruan Gazeta Metro.

Satelitir i quajtur “Türksat 5B”, i cili u nis nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridas, do të arrijë pikën e tij orbitale prej 42 gradësh në Lindje në 164 ditë.

Më pas, do të fillojë një proces testimi 45-ditor. Sateliti i prodhuar nga Airbus dhe i transferuar nga Franca në SHBA më 29 nëntor, është sateliti më i fuqishëm turk deri më tani.

“Sot, ne lëshuam Türksat 5B, satelitin më të fuqishëm dhe me kapacitetin më të lartë të komunikimit të vendit tonë, në hapësirë. Në këtë projekt satelitor, ne zgjodhëm gjithashtu raketën Falcon 9 të Space X”, tha Presidenti turk Erdogan.

Erdogan falënderoi gjithashtu Elon Musk dhe kompaninë e tij Space X që nuk u përkulën para “shantazhit dhe presionit të lobeve anti-turke”.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago