Categories: Lajme

Tërmkolli: Isha ndër të parat që u mobilizova për ta ndaluar Vuçiqin të kalonte mes varrezave të Jasharëve


Një protestë e madhe është mbajtur në Shqipëri e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtonte vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili merrte pjesë në kuadër të takimit të “Open Ballkan”.

E pjesë e kësaj proteste ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha ishte ndër njerëzit e parë që u mobilizua ta ndalonte Vuçiqin që të kalonte përmes varrezave të familjes Jashari.

“Po një protestë të cilën e kemi organizuar në Kosovë para dy a tre viteve, kur erdhi Vuçiq në Kosovë dhe donte të kalonte përmes varreve të Jasharëve. Jam ndër të parët njerëz që e kam kundërshtuar dhe jo vetëm kundërshtuar por ju kam bërë me dije edhe atyre që Vuçiqi po shkon në dy fshatra në Skenderaj”.

“Në njëfar mënyre e kam organizuar se nuk mundem ta ndalnim atje në veri së paku të mos na kalojë mes varreve të Jasharëve dhe për fat të mirë njerëzit u organizuan dhe unë isha aty”.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago