Categories: Lajme

‘Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë’, ‘unë jam vëllai i madh’: Eskalon përplasja e vëllezërve Muja

Gazmend Muja është bërë figurë e njohur tashmë për publikun pas paraqitjes së një rasti tjetër kur vëllezërit ndahen në dy tabore politike, diçka e zakonshme për Kosovën. Së fundi, ka pasur një përplasje publike në distancë me të vëllain e tij, deputetin e VV-së Armend Mujën, dhe e cila duket të ketë eskaluar paksa.

Më herët, derisa Emrush Xhemajli garonte për deputet nga radhët e partisë së Kurtit, i vëllai i tij Bajrushi garonte për deputet nga radhët e PDK-së.

Një ndarje e tillë politike duket se ka ndodhur edhe në familjen Muja.
Gazmend Muja para disa ditësh u shpreh se zgjidhja për krizën energjetike të Kosovës do të ishte Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës. Ai nuk dha ndonjë arsye për një gjë të tillë.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Armend Muja, duke thënë që me vëllain nuk pajtohet qe 20 vjet për politikë.

“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar. “ – ishte shprehur z. Armend.

Por, në anën tjetër, është kundërpërgjigjur z. Gazmend me anë të një porosie ku thotë: “Unë – Big Brother [vëllau i madh]”.

Ai e ka vendosur në profilin e tij në Facebook [pin to top] edhe një poezi nga Dritëro Agolli të quajtur “Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë” . Nuk dihet nëse kjo poezi ka të bëj me marrëdhënien e tij me të vëllain.

admin

Recent Posts

Eskalon Kimete Berisha: Albin Kurti është indirekt Rankoviqi i ditëve tona

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo me anë…

50 sekonda ago

Rikthehen reshjet e borës dhe acari

Moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me…

43 minuta ago

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

3 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

7 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

8 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago