Categories: Lajme

Si në kohët e pasluftës: Matiqani mbi 12 orë pa energji elektrike

Ndërprerjet e energjisë elektrike në disa lagje të kryeqytetit po vazhdojnë për më shumë se 12 orë, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së mërkurë KEDS ka njoftuar për ndërprerjeje të energjisë elektrike në gjithë vendin, sipas tyre kjo ndërprerje do të zgjasë dy orë dhe nga kjo do të preken secili qytetarë. Por, nuk po del të jetë keshtu, the kriza energjetike si duket ka mbërthyer vendin.

Banor të lagjes Matiqan, kanë thënë për Gazetën Metro se nga mbrëmja e të mërkurës ende nuk kanë energji elektrike, ku sipas tyre janë bërë mbi 12 orë që nuk kanë rrymë.

Ndërsa edhe në ‘Kodrën e Trimave’ është raportuar se ka pasur ndërprerjeje të gjatë të energjisë elektrike.

Në tentative për të kontaktuar KEDS’in, kanë qenë të pa qasshëm.

Ndryshe edhe sot përmes një njoftimi për media nga KEDS kanë thënë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago