Categories: Lajme

Salihu: Sipas Kurtit para 14 shkurtit diaspora nuk i paska besu as familjeve të veta, e s’ju ka dërgu para

Analisti Fitim Salihu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se diaspora së fundmi ka dërguar më shumë para në Kosovë pasi vendin po e qeverisin partia e tij, shkruan Gazeta Metro.

Salihu, përmes një postimi në Facebook tha se diaspora u dërgon remitenca direct familjeve të veta, jo qeverive e shtetit.

Tutje sipas Salihut nëse kryeministri e thotë këtë deklaratë, është ofendim për diapsorën.

‘’ Është ofendim për diasporën sepse kjo nënkupton se para 14 shkurtit diaspora nuk i paska besu as familjeve të veta dhe prandaj nuk u ka dërgu shumë pare. Dmth, sipas kryeministrit, para 14 shkurtit, mërgimtarët paskan mendu që nënat dhe vëllezërit e tyre janë hajna, janë prontomafia, janë kriminela’’, shkroi Salihu.

Tutje ai me ironi tha se vetëm pas 14 shkurtit diaspora paska filluar të iu besoj nënave të tyre.

Postimi i plotë:

Diaspora kryesisht i dërgon remitenca direkt familjeve të veta, jo qeverive dhe shtetit. Me thonë kryeministri që me ndërrimin e qeverisë janë rritur remitencat, është ofendim për diasporën. Është ofendim për diasporën sepse kjo nënkupton se para 14 shkurtit diaspora nuk i paska besu as familjeve të veta dhe prandaj nuk u ka dërgu shumë pare. Dmth, sipas kryeministrit, para 14 shkurtit, mërgimtarët paskan mendu që nënat dhe vëllezërit e tyre janë hajna, janë prontomafia, janë kriminela. Shih ti… Vetëm pas 14 shkurtit, ata paskan fillu me u besu nënave të tyre. Bravo Qeveria Kurti./

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago