Categories: Lajme

Rrëfimi rrëqethës i Edita Tahirit: Nënën e kisha nga Shqipëria, u mbyII kufiri një vit pasi u martua dhe kurrë më se pa familjen e saj

E njohur si një grua shumë e fortë, e cila ka pas mbi supe edhe pozita shtetërore, si asnjëherë më parë ndanë dhimbjen e familjes së saj me lexuesit e KultPlus.

Edita Tahiri, duke qenë vajzë e një gruaje nga Shqipëria, përgjatë jetës së saj ka bartur shumë mall e dhimbje. Ajo ka kujtuar të gjitha momentet e asaj kohe, prej periudhës kur është martuar nëna e saj nga Kukësi në Prizren, e deri te vd.ekja e saj.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë pa parë asnjë familjar të saj, në një periudhë 50 vjeçare. Edita Tahiri tregon edhe për përpjekjen e familjes së saj që të shihnin dajallarët në kufirin mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, dhe për pasojat e atij takimi. Kjo intervistë përpos që ngërthen emocionin e një familje, ngërthen edhe rrethanat e asaj kohe, që për e ditët sotme duken të paimagjinueshme.

Ardianë Pajaziti

Gjatë luftës së Dytë Botërore, dy burra, njëri nga Prizreni dhe tjetri nga Kukësi linin kokën për njëri tjetrin. Miqësia e tyre ishte shumë e sinqertë, dhe që të dy, për të mos shkëputur miqësinë me njëri tjetrin propozuan që të iniciojnë një martesë me të rinjtë e të dy familjeve.

Fadilja u propozua që të jetë nuse e ardhshme e familjes Tahiri në Prizren, e cila në vitin 1943 la familjen e saj në Kukës për të vazhduar jetën e saj në Prizren.

Dhe në shikim të parë u duk se ishte bërë një vendim i duhur, por vetëm një vit pas martesës së Fadiles, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll, por përderisa kufiri mbyllej, plagët në zemrën e Fadiles hapeshin, mundësia për të parë familjen e saj kishte mbetur vetëm në ëndrra, mall dhe lutje.

Dhe pikërisht kjo grua me emrin Fadile që vuajti për familjen e saj matanë kufirit, ishte nëna e Edita Tahirit, e cila kujton me detaje jetën e nënës së saj, larg familjes.

Nëna ime vdiq pa e parë asnjë nga familja e saj

“Pas martesës së nënës sime, vetëm një vit ishte kufiri i hapur, kurse në vitin 1944 u mbyll, nëna ime vdiq pa e parë asnjë nga familja e saj”, kujton Tahiri jetën e nënës së saj, por jo vetëm të nënës, pasi që malli i saj dalëngadalë po shtresohej edhe në pesë fëmijët e saj, të cilëve, dita ditës, Shqipëria po u idealizohej në shpirtrat e tyre.

“Nëna ime ka ëndërruar për Shqipërinë, ka vajtuar dhe ka pas mall. As ne, por as dajallarët nuk patën mundësi të vinin. Jetonim me mall e me ëndrra”, tregon Tahiri për KultPlus, e cila, përderisa kthen kohën prapa, shpalosë jetën e nënës së saj.

Por Fadilja kishte krijuar një rreth të saj në qytetin e Prizrenit, nuk ishte e vetmja grua nga Shqipëria që ishte martuar në Kosovë, dhe të njëjtat, për të hequr mallin e familjeve të tyre, ato kishin krijuar një lidhje të ngushtë me njëra tjetrën, sikur të ishin të një familje. “Mbaj mend që të gjitha këto gra i kemi thirr teze, i dinim për teze, sepse e shihnim afërsinë e nënës me këto zonja”, tregon Edita.

Dhe vitet shkonin një nga një, dhe malli i nënës së Edita Tahirit nuk shuhej, ajo përgjatë viteve, kontaktin e vetëm me familjen e mbante me letra të rralla, me ndonjë telefonatë poashtu të rrallë, por telefonata e rregullt ishte ajo e datëlindjes së saj.

Nëna ime e kishte datëlindjen më 14 mars, për çdo datëlindje merrnim telefonatë nga dajallarët

“Nëna ime kishte lindur më 14 mars, datë që shënohet në Shqipëri si dita e verës, dhe gjithmonë për datëlindjen e saj, fillimisht merrnim një telegram që na njoftonte për kohën e saktë se kur do ta prisnim telefonatën, dhe në atë mënyrë nëna ime merrte urimet e datëlindjes prej matanë kufirit, që shkonte e bëhej gjithnjë më i rëndë”, tregon Tahiri për emocionet e asaj kohe.

“Nëna ime shkruante vet, shpesh herë kemi gjetë letrat e saj mbi tavolinë, që i niste ti shkruante, por si duket prej mërzisë, i ngelnin mbi tavolinë për disa ditë, ka ndodhë shpesh që ato letra i kam vazhduar dhe përfunduar unë”, thotë Edita Tahiri e cila shpjegon se ato letra që shkëmbeheshin kanë pas kode, ku të rriturit i deshifronin, kurse ne fëmijët i lexonim si letra të zakonshme. “Vetëm mbaj mend që ato letra ishin të jashtëzakonshme, kishin një stil të shkrimit, kishin ngrohtësi, nuk di se si u kanë tingëlluar letrat tona dajallarëve të mi, por letrat e tyre na kanë lënë shumë mbresa”, shpjegon detajet e komunikimit Edita Tahiri.

Babain ma burgosën për patriotizëm, nëna ime për pesë vite humbi koloritin

Edita tregonte për familjen e saj që kishte një mall të madh brenda kulmit, por sikur nuk u mjaftonte vetëm kjo ndarje, familja Tahiri kishte edhe një problem tjetër për kohën në të cilën jetonin. Babai i saj, i shquar për patriotizëm dhe kundërshtar i pushtetit të atëhershëm kishte bërë që familja e saj më shumë të identifikohej si familje patriotike, se sa për faktin që kishin nënën nga Shqipëria.

“Babai u arrestua dhe mbajti një dënim të gjatë në burg, për pesë vite nuk e kemi parë. Mbaj në mend se kur nëna na përcillte për në shkollë, na porosite gjithmonë të jemi krenarë për babanë, nuk arrinim të kuptonim shumë nga fjalët e saj, vetëm e dinim se shumë insistonte që mos ta ulnim kokën, se babai jonë po vuante dënim për punë të mira dhe jo për punë të liga”, tregon Edita.

Dhe përderisa kishin mbet pa kryefamiljarin e shtëpisë, Fadilja me pesë fëmijë po përballej vet me situatën. Si një grua elegante, mban mend Edita që në trupin e saj ishte ndërruar ngjyra e veshjes, dhe për ato pesë vjet, ajo ishte veshur vetëm me rrobe me ngjyrë të mbylltë.

Po koloriti ishte zhdukur edhe në raport me familjarët, gjyshi i Editës, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga sistemi i atëhershëm, ishte distancuar nga familja e Editës, si familje e shënjuar për patriotizëm, në mënyrë që ti shpëtonte djemtë e tjerë.

“Kjo krijoi një pakënaqësi te ne fëmijët, edhe pse nëna jonë nuk na ushqente me atë frymë, po ne e ndjemë atë largësi, dhe jo vetëm gjyshi, po shumica e familjeve nuk na e hapën derën, ishin katër ose pesë familje që nuk hoqën dorë prej neve në atë kohë”, rrëfen Edita, e cila më pas kujton lirimin e babait të saj nga burgu, dhe me ardhjen e tij u kthye edhe koloriti në zemrat dhe në veshjen e nënës, ku sipas Edita Tahirit, jo më kot nëna e saj kishte lindur më 14 mars, sepse ajo dinte të sillte pranverë në zemrat e tyre.

Nëna ime shoqërohej me gratë e pakta nga Shqipëria, të cilat kishin fatin e njëjtë me nënën time

Dhe kjo ishte Fadilja, gruaja që nuk shihte familjen e saj, rriste fëmijët e saj me një përkujdesje shumë të madhe, punonte në Prizren dhe shoqërohej me gratë e pakta të Shqipërisë, që kishin fatin e njëjtë me Fadilen.

Edhe pse kishin kaluar afro 40 vjet prej kohës kur ishte martuar Fadilja në Prizren, dhe që nuk kishte parë njeri të gjallë nga familja e saj, lëvizjet mes Kosovës dhe Shqipërisë kishin nisë të merrnin frymë, por familjes nga Prizreni dhe asaj nga Kukësi nuk i jepej një leje e tillë, familja e Prizrenit ishte e papërshtatshme për shkak se kryefamiljarin kishin atdhetarë, kurse ajo nga Kukësi njësoj vepronte kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Dhe përderisa merrnin vesh se ky bëri një vizitë andej e këtej kufirit, këto familje vazhdonin të qëndronin të ndara.

Në vitin 1980 mora ftesë të vizitoja Shqipërinë si studente, ishte një lajm i madh për familjen tonë

Por dielli shkëlqeu një mëngjes edhe në familjen Tahiri, njërit prej fëmijëve të familjes Tahiri dukej se po i binte një përgjegjësi e madhe. Edita Tahiri ishte vajza që do të lidhte këto ura këndej e andej kufirit, pasi që në vitin 1980, asaj i ishte dhënë mundësia të shkonte bashkë me studentët e Fakultetit Teknik në Shqipëri, që kishin për qëllim një vizitë në Shqipëri.

Ato ditë, në familjen Tahiri ishte një mpirje e vërtetë. Gëzimi, shqetësimi, emocioni i madh kishte mbërthyer këtë familje, që për herë të parë po dërgonte një anëtar në familjen e dajallarëve.

Edita Tahiri kujton nënën e saj përgjatë atyre ditëve, dhe e përshkruan si një grua shumë të gëzuar, e cila vazhdimisht përgatiste shumë dhurata që nëpërmjet Editës ti dërgonte te familja e saj. Po, përpos dhuratave, Fadilja asnjë fjalë nuk ia tha Editës që të ishte në një formë edhe porosia e saj për familjen në Kukës. “Ndoshta dëshironte të më kursente edhe nga kjo përgjegjësi”, kujton Edita Tahiri atë periudhë, që tregon se ishte një ndjesi e përzier, edhe e gëzuar edhe e shqetësuar, sepse po takonte për herë të parë familjen e nënës së saj, por në të njëjtën kohë po përfaqësonte edhe familjen Tahiri.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago