Categories: Lajme

Qeveria serbe reagon pas vendimit për ndalimin e hyrjes në Kosovë të Petar Petkoviqit

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka ngjallur reagime nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se kjo është hera e pestë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

 “Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe ta lejojë Petkoviqin të vizitojë Kosovën. Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar – deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje?”, tha Bërnabiq.

Sipas saj, Petkoviqi ka njoftuar siç duhet për vizitën që planifikonte ta realizonte në Kosovë, shkruan Novosti.

“Kërkoj nga Bashkimi Evropian që të përcaktojë qartë sjelljen e Prishtinës dhe në fund të na bëjë të ditur nëse qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe sigurimi i një jete normale për popullsinë e saj në Kosovë, apo nëse këto janë bisedime që janë qëllim në vetvete”, tha Bërnabiq.

Ndërkaq, ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës. 

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

14 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

15 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

16 orë ago