Categories: Lajme

Qeveria Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë në mallra

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova po sfidohet me barriera të ndryshe nga Serbia dhe Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa duke vepruar njëjtë.

Ajo tha se transportuesit e mallrave që vinë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja.

Ministrja Hajdari u ndal edhe te kërkesa që iu është bërë CEFTA-s, ku kanë kërkuar të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK-ut, por një gjë e tillë tha se në mënyrë unanime nuk është mbështetur.

“Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite. Kërkesa nuk gjeti përkrahje pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, Hajdari në TV 21.

Sipas saj, për investimet e huaja duhet t’i ulin apo heqin të gjitha barrierat që hasin ata.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago