Categories: Lajme

Prokurori: Villat në Brezovicë do të sekuestrohen pavarësisht se të kujt janë

 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se të gjitha villat e ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë do të sekuestrohen, pavarësisht se të kujt janë, transmeton Gazeta Metro.

Jashari ka thënë se të gjitha villat dhe objektet që janë ndërtu pa leje do të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i tyre.

“Gjitha villat dhe objektet që janë ndërtu pa leje do të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i tyre, vetëm duhet të vërtetohet se janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme, pavarësisht se të kujt janë ato villa”, tha Jashari para mediave.

Ndërsa, prokurori i rastit Rasim Maloku tha se ka dyshime se ish-kryetari i Shtërpcës ka përfituar mbi 1 milion euro.

“Dyshimet konsistojnë në vlera që kalojnë vlerat milionëshe…Ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet se ka marrë mbi 1 milionë euro, disa villa që janë përfitu si dhurata, vetura që janë dhënë si dhurata për lëshimin e lejeve”, tha ai.

“Dyshohet se ka villa pa leje, por shumica e villave janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme”, u shpreh ai tutje.

“Disa zyrtarë kanë marrë dhurata/ para, për të ushtruar ndikim te zyrtarët për të lëshuar leje për villa”, përfundoi ai.

Gjithashtu prokurori Maloku paralajmëroi se ky aksion nuk do të jetë i fundit.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago