Categories: Lajme

Presidenti kroat viziton Kosovën dhe pjesëtarët e kroat të KFOR-it

Presidenti i Koracisë, Zoran Milanoviç do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe do të takojë edhe pjesëtarët e Ushtrisë Kroate të cilët janë duke shërbyer në Kosovë në KFOR.

Ai do të vizitojë Kosovën me ftesë të Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviç do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në takimin e delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Faqja zyrtare e presidencës kroate, ka njoftuar se vizita e tij tek trupat kroate është planifikuar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë pasi presidenti Milanoviç do ta kalojë natën e Krishtlindjeve me trupat kroate.

“Kontingjenti i 36-të kroat është i stacionuar në Republikën e Kosovës dhe përfshin 141 pjesëtarë të Ushtrisë Kroate. Kjo vizitë në Kosovë do të jetë një mundësi që presidenti Milanoviç të takohet dhe ta bisedojë edhe një herë personalisht me trupat kroate të cilët festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do t’i kalojnë larg familjeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Më tej, është planifikuar takimi i presidentit kroat dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Milanoviç do të vizitojë edhe Janjevën, me shumicë kroate.

 

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago