Categories: Lajme

Pishman nëntori: Albin Kurti e demanton vetën në video për vizitën në Amerikë

Me kalimin muajit nëntor ka kaluar edhe afati që në shtator kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e kishte cekur se në nëntor do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kryeministri i Kosovë, Kurti në Kuvend kishte cekur se nuk ka ngecje në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, pas refuzimit të gaz-përçuesit amerikan.

Me 20 shtator të këtij viti, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se deri atëherë nuk kishte aplikuar për vizë pasi që nuk ka pasur synim të udhëtojë për në SHBA.

Por ai në fjalimin e tij para dy muajsh, Kurti kishte thënë se udhëtimin për në Amerikë do ta bëjë në nëntor.

““Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, kishte thënë Kurti.

Lojtës Videosh

00:00

00:19

Sot jemi ne 1 dhjetor, muaji nëntor iki dhe kështu vizita e kryeministrit Kurti nuk u realizua fare.

Për këtë udhëtim kishin folur edhe nga Qeveria e Kosovës, ku kishin thënë se kryeministri është duke planifikuar ta vizitojë së shpejti Amerikën, mirëpo që nuk kishin dhënë fare datë.

“Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, kishin thënë nga qeveria.

Ndërkaq Gazeta Metro me 3 nëntor kishte raportuar se Kurti e kishte të planifikuar të udhëtonte në nëntor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Iowa,  siç ishte shprehur edhe vetë Kurti, por ky udhëtim nuk ndodhi pasi që Kurti nuk ka arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan, dhe në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz. 

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago