Categories: Lajme

Petkovic: Bllokadat u bën për ta ndaluar Serbinë, Kurti i mbështet

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka komentuar zhvillimet e sotme referuar bllokimit të rrugëve nëpër Serbi.

Ai ka thënë se bllokimet e sotme të kryera sipas tij nga një pakicë agresive, konfirmojnë kotësinë, ”e paskrupulltizmin e politikës” që synon ta ndalojë Serbinë të përparojë dhe të zhvillohet me çdo kusht, përcjell Klankosova.tv.

Siç shkruan Kosovo-online, për Petkoviq absurdi më i madh doli të jetë kur dikush bllokoi rrugën për në vendkalimin administrativ në Merdare, sipas tij në emër të Serbisë dhe serbëve, madje për këtë akuzon shqiptarët duke i quajtur ekstremistë.

”Ky është një tjetër tregues se Prishtina dhe Kurti mbështesin bllokimet e rrugëve dhe mbështesin pjesën e opozitës serbe me të cilën do të pajtoheshin pothuajse nesër që Beogradi të njohë të ashtuquajturën “Kosovë” të pavarur”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas tij, ata që nuk dinin të ndërtonin rrugë, sot i bashkohen atyre që bllokojnë rrugët dhe kjo situatë tragjikomike dëshmon për ”përmasat e lakmisë, të eturve për pushtet dhe papërgjegjshmërisë së opozitës serbe të maskuar si mbrojtës të mjedisit”.

“Kush e di se sa njerëz u penguan të kryenin punën urgjente sot sepse një grup ekstremistësh politikë menduan se ishin më të fortë, më të zgjuar dhe më të mirë se shteti dhe shumica dërrmuese e qytetarëve serbë janë krenarë për suksesin e vendit të tyre?”, pyeti Petkoviq.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago