Categories: Nga Bota

Përpjekja për të fituar përkrahje në ShBA, Gjuriqi u shtron darkë kongresistëve dhe Grenellit

Serbia po kërkon t’i ndreq punët me Amerikën, duke fituar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë. Për këtë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka angazhuar ambasadorin e tij në Uashington, Marko Gjuriq. Ky i fundit mbrëmë ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në darkën në Uashington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit Amerikan, përfshirë anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme, Komitetit Ushtarak dhe Komisionit të Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA.

Aty, siç shkruajnë mediat serbe, Gjuriqi ka shprehur mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që ka thënë  se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshne dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, ka thënë Gjuriqi.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

1 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

6 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

7 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago

Driton Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit…

1 ditë ago

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u…

2 ditë ago