Categories: Lajme

Për herë të parë kemi Qeveri që nuk varet nga Lista Serbe

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, thotë se është për t’u vlerësuar që Lista Serbe nuk është përcaktuese në Qeverinë e Kosovës.

Ai në emisionin Tempus në KTV, tha se kjo është hera e parë që Lista Serbe “nuk duhet as të pritet” e “as të pyetet”.

“E kemi një qeveri dhe një mazhorancë ku Lista Serbe për herë të parë nuk është në koalicion. Si qytetarë duhet me t’i gëzohemi faktit që Lista Serbe nuk është përcaktuese, nuk varen vendimet nga ajo dhe nuk është pjesë e koalicionit. Ka qenë në kohën e juaj, ka qenë pjesë e qeverive të kaluara që nga themelimi më 2013, është dashur të pritej me orë të tëra që të merreshin vendime në Kuvend. Keni bërë pazare, keni ndarë borde”, ka thënë deputeti Rrustemi.

Ai tha se Qeveria Kurti ka një përfaqësues serb, ashtu siç parasheh Kushtetuta.

Ndërkohë, Rrustemi në një pyetje të studentëve gjatë debatit në lidhje me martesat e të njëjtës gjini, ka thënë se ato lejohen me Kushtetutë.

“Në parim kjo është e rregulluar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duhet të shihet nëse duhet të rregullohet edhe me ligj të veçantë kjo çështje apo me projekt kod”, tha ai.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

13 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

13 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago