Categories: Lajme

Njihuni me Kfor Gashin, personin që lindi para hyrjes së NATO-s në Kosovë

Nuk është ushtarak por e ka emrin e një ushtrie ndërkombëtare.

Emrin e rrallë si të tij zor se mund ta ketë dikush tjetër në Kosovë.

Është ky Kfor Gashi, i cili ka lindur më 8 qershor të vitit 1999 në Kosovë, vetëm pak ditë para se trupat e forcave paqeruajtëse të NATO-s  të hynin për ta çliruar përfundimisht Kosovën.

22 vjeçari i cili aktualisht jeton me familjen në Eggenfelden afër Munchenit në Gjermani rrëfen për Klankosova.tv se si u bë që ai ta mbajë këtë emër unik.

“Unë kam lindur në Kosovë në kohën e luftës, disa ditë para se të hyjë në Kosovë KFOR-i. Në momentin e hyrjes familja ka qenë duke i shikuar lajmet. Aty i kanë parë ushtarët e KFOR-it me helikopterë dhe daja i babës ka thanë po ia lëmë emrin KFOR”.

“Në Kosovë kam jetuar deri kur u bëra dy vjeç e gjysmë, më pas erdha nga Kosova në Gjermani. Fillimisht ka ardhur babai pastaj edhe pjesa tjetër e familjes”.

Emri i misionit paqeruajtës të KFOR-it që e mban 22-vjeçari për shumëkë që e takon për herë të parë tingëllon tejet interesant.

Kfor Gashi tregon se si reagojnë njerëzit në situata të tilla.

“Reagimet janë shumë interesante. Kur ju tregoj se si e kam emrin të gjithë ndalen edhe më pyesin: “WOW, çfarë emri interesant. Kush ta ka lënë emrin? E kujt ishte ideja për ta lënë këtë emër? Në Gjermani e dinë më pak domethënien e emrit tim. Nejse, përpos mësuesve që e dinë se çka do të thotë KFOR, të tjerët e dinë më pak domethënien e emrit”.

Trupat e KFOR-it hynë në Kosovë më 12 qershor 1999.

Hyrjes së trupave të Aleancës Veri-Atlantike në vendin tonë i parapriu fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars dhe zgjati 78 ditë.

Sivjet Kosova e festoi 22 vjetorin e çlirimit dhe 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago