Categories: Lajme

Në Serbi nervozohen me presidentin kroat: Lobisti i ri i Kosovës tashmë ka lindur

Deklarata e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, se Kosova është një prej shteteve që do ta pranonte në NATO, ka nxitur reagimin e ashpër të mediave serbe që janë të afërta me pushtetin atje.

“Blici” serb një deklaratë të tillë të Milanoviq e ka mbuluar me titullin “Lobisti i ri i Prishtinës ka lindur. Dje Milanoviqi avokoi për Kosovën në BE, sot e do Kosovën në NATO”.

Milanoviqi deklarimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka bërë gjatë një bisede me mediat kroate për situatën e sigurisë në rajon, pas vizitës dy ditore në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se situata është e qetë, megjithatë mbetet e brishtë, derisa ka paralajmëruar ndonjë komplikim të mundshëm, por që sipas tij, zor se mund të ketë ndonjë “luftë serioze”.

“Situata e sigurisë në Kosovë është stabile por fragjile. Kjo mund të ndërlikohet, por një luftë seriozë zor se mund të ndodhë, por Kosova po qëndron në vend. Pjesa e Kosovës që është nën Prishtinën është e qëndrueshme, e parashikueshme. Ju e dini se në çfarë po llogarisni dhe nga perspektiva e NATO-së unë do ta merrja një anëtarë të tillë”, ka thënë Milanoviqi.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago