Categories: Lajme

Naftëtarët presin miratimin e ligjit, çmimet e derivateve të naftës më të lirat në rajon

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për Naftën.

Madje ai u shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.

“Ligji i Naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ka ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngase në lexim të parë ka kaluar”, tha Berjani.

Sa i përket çmimeve, kreu i kësaj shoqate tha se ka ulje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Berjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.

“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëj një konfirmim se ka një zbritje të lehtë, sipas organizatës OPEK u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë”, shtoi ai.

“Kjo është një lajm i mirë për qytetarët e republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmime më të mira në regjion, se Maqedonia, Serbia, Bosnja, Shqipëria është më e shtrenjt se ne për 35 centë. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë se e ka akcizën më të lirë”, vazhdoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësuesi së naftës te Dogana e Kosovës, ngase deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.

Berjani kishte marrë premtim nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për Naftën do të kalojë brenda 100 ditëshit të kësaj qeverie.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago