Categories: Lajme

Mustafa e quan boshe deklaratën e Osmanit për moratoriumin në Washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj që mbajti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ndër të tjerash e ka cilësuar si anti-Kushtetues moratoriumin një-vjeçar të dalur nga Marrëveshja e Washingtonit, gjë që kufizonte aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Edhe pas kalimit të afatit të këtij moratoriumi, Kosova nuk është se ka arritur të futet në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Deklarata e Osmanit se ky moratorium ka cënuar rendin Kushtetues të Kosovës, ka nxitur reagime nga opozita të cilët kanë theksuar se moratoriumi ka dalë nga Marrëveshja e Washingtonit, e cila është nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në SHBA.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për lajmi.net ka deklaruar se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, Kosova i ka marrë falë angazhimit të SHBA-ve, andaj pa SHBA-të, Mustafa ka deklaruar se Kosova s’do të ishte askund.

“Është fakt të cilin e dimë të gjithë, se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare i kemi marrë falë angazhimit të SHBA-ve. Gjithëherë janë bërë në koordinim dhe konsultim me SHBA-të. Pa SHBA-të s’do ishim askund. Dikush mund të shet mend se ngrirja e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombërare për një vit, sipas Marrëveshjes së arritur në Zyrën Ovale në Washington, ka rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës, por këtë e vlerësoj deklaratë të kotë. Boshe. Sepse askush s’na ka pritur në rend të anëtarësohemi dhe se institucionet e Kosovës edhe pas kalimit formal të afatit të moratoriumit nuk kanë aplikuar për anëtarësim”, ka deklaruar Mustafa.

Tutje, ai ka thënë se deklarata të tilla s’janë asgjë tjetër veç se pasojë e inateve dhe mosdurimeve të brendshme.

Mustafa ka thënë se këto lloj deklarata dëmtojnë partneritetin e Kosovës me SHBA-të, të cilat angazhohen për implementimin e Marrëveshjes.

“SHBA-të janë shtet lider botëror që veprojnë mbi baza të interesave globale dhe të demokracisë botërore. E njohin shumë më mirë edhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë do duhej ta dinin edhe juniorët që momentalisht janë në krye të institucioneve të vendit tonë, e të mos lëshojnë cilësime të tilla. Por, nëse dikush është i bindur se Kosova mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare pa përkrahje të Amerikës, le të provojë. Në qoftë se vlerëson se është rrezikuar rendi kushtetues, e ka për obligim ta mbrojë Kushtetutën. Prej kujt? Në këtë rast po del, prej aleatit tonë strategjik që ishte vendimtar ta bëjmë shtetin e Kosovës. Unë dyshoj që Kosovën do të mund ta anëtarësojnë në organizata ndërkombëtare liderët që çdo ditë e më shumë po e izolojnë Kosovën. As të arrijnë ndonjë njohje të re, për fat të keq! Letrat dhe mikrofonat durojnë çdo gjë; deklarime të mençura e të pamençura, por logjika e shëndoshë nuk i duron të gjitha”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë për presidenten Osmani se nuk është e mjaftueshme vetëm të ulet në karrigën e madhe të Kosovës, duke aluduar në karrigen e presidentes, por ka deklaruar se është e domosdoshme që ajo të tejkalojë vetëveten dhe të logjikojë me barrën e përgjegjësive që ka ajo karrige.

Kujtojmë se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago