Categories: Lajme

Musliu e ashpër me deputetët e VV’së: Po ma kujtoni hoxhën Shefqet Krasniqi, i dërgojmë amandamentet te Duda Balje ndoshta i votoni

 

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu, ka qenë e ashpër në replica me deputetët e VV’së, të cilët nuk kanë përkrahur një amandament të Mërgim Lushtakut, që ka të bëjë me një project për furnizimin me ujë të Skënderajt.

Musliu, me tone të ashpra, tha se kjo po ia kujton një rast me hoxhën Shefqet Krasniqi, i cili pati thënë mos më detyroni se vi në foltore të kuvendit e them ‘’Allahu Ekber’’ e s’mundet të më ndaloj askush.

”E patën lodh Shefqet Krasniqin njëherë, edhe na ka thanë mos më detyroni se vi dhe them ‘’Allahu Ekber’’ dhe s’keni çka me bo. Na e kemi përjetu dhunën në Kuvend, ju kisha lutë mos provokoni e mos nxitni dhunë’’ tha Musliu duke iu drejtuar deputetëve të VV’së.

Ajo tutje kërkoi që të reflektojnë e mos të fajësojnë qeveritë e kaluara, pasi nëse ata nuk i kryejnë këto punë do i bëjnë dikush tjetër që vjen pas tyre.

‘’ Për projektin në fjalë, deputetët që nuk e kanë lexu projektbuxhetin, ju po ua mohoni 80% të fshatrave të Drenicës ujin e pijshëm. Na sot mundemi me thanë cka doni, por mos kërkoni pra gjërat që ne si paskemi bërë. Mos shkoni në organizata të huaja  nëse sjemi shku as ne. Mjaft më me këtë logjikë jo e keni bë, jo se keni bë’’, shtoi Musliu.

Ajo tha se ndoshta ‘’të dërgohen amandamentet te Duda Balje’’ atëherë do votoheshin, derisa shtoi se qytetarët e kësaj komune nuk i nënshtrohen asnjë partie edhe nëse mbajnë peng ndonjë projekt qenësor për ta.

‘’ Bëhuni më të arsyeshëm ose po i marrim krejt amandamentet po ia dërgojmë Duda Baljes e ndoshta i votoni. Ju lus të jeni të arsyeshëm kur refuzoni një projekt, nuk ka asnjë arsye që ky projekt të hiqet nga vija buxhetore, ky është dënim politik për ata qytetarë që nuk i nënshtrohen asnjë regjimi. 8 vite na ka mbajt LDK me një projekt, po ata nuk e kanë votu. Edhe ju mundeni edhe 16 vjet mos me sjell ujin atje, po ata e dinë kë kanë me votu. Reflektoni, thirrni mendjes, lejoni që fshatrat  e Drenicës të kyçen në ujësjellës, është pikë jetike’’, përfundoi Musliu./

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago