Categories: Lajme

Ministrja Nagavci: Shqipëria s’e ka respektuar marrëveshjen për abetaren e përbashkët

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova e ka respektuar vendimin që ishte marrë para dy vitesh për abetaren e përbashkët me Shqipërinë, por thotë se Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtër. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen.

admin

Recent Posts

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

2 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

6 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

7 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago

Driton Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit…

1 ditë ago

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u…

2 ditë ago