Categories: Lajme

Milazim Krasniqi kërkon 20 mijë euro nga ministri Sveçla për shpifje

20 mijë euro është shuma që profesori i Universiteti të Prishtinës, Milazim Krasniqi, përmes padisë së ushtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po kërkon nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për shpifje.

Sipas padisë së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ushtruar në gjykatë më 1 qershor 2020, paditësi Krasniqi thuhet se është profesor në UP, shkrimtar dhe personalitet i njohur publik i cili aktivitetin e vet e ushtron mbi bazën e ligjit, integritetin profesional dhe moral pa rënë asnjëherë ndesh as me ligjin as me vlerat si intelektual të cilat i përfaqëson.

Në padi thuhet se, i padituri në cilësinë e ushtruesit të detyrës së ministrit me qëllim të dëmtimit të personalitetit të tani paditësit në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, më 19 maj 2020, ka publikuar një shpifje me këtë përmbajtje “Jam informuar se sot pasdite një “grup qytetarësh”, po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSH-së të marra sipas vendimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kemi informacione se prapa këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi…”.

Më tutje në padi thuhet se, të gjitha mediat elektronike dhe të shkruar të vendit dhe të rajonit e kishin publikuar dhe transmetuar këtë deklaratë të të paditurit, për shkak të rëndësisë së pozicionit dhe peshës që një ministër i brendshëm e ka në opinioin publik.

Sipas padisë kjo deklaratë tani paditësit i ka shkaktuar dëme të mëdha si në emër ashtu edhe në reputacionin e tij, i cili thuhet se e ka në opinionin publik të Kosovës si dhe më gjerë, pasi që i padituri thuhet se si aktivist i një subjekti politik ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë fyerje dhe shpifje të panumërta me të cilat cenohet rëndë integriteti personal dhe familjar i tani paditësit.

Me anë të kësaj padie Krasniqi po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tërësia padia e tij të obligohet i padituri që t’ia kompensoj shumën prej 20 mijë euro, në emër të dëmit jomaterial për shpifje, duke përfshirë edhe kamatën ligjore prej 8%, e cila do të llogaritet nga dita e ngritjes së padisë.

Po ashtu me anë të padisë ai po kërkon që të obligohet i padituri që në llogarinë e tij në “Facebook”, të bëjë kërkim falje publike dhe të tërheq deklaratën e dhënë si dhe të largoj postimin e tij nga të gjitha faqet e internetit dhe nga llogaria e tij personale në “Facebook”, si dhe shpenzimet e procedurës.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

1 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

4 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

9 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

9 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago