Categories: Lajme

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri për pensionet hyn së shpejti në fuqi

Njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte një nga marrëveshjet e firmosur në mbledhjen ndërqeveritare të 26 nëntorit në Elbasan.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tregon se si do të funksionojë skema dhe cila do të jetë procedura që do të ndiqet nga qytetarët. Sipas tij, që të mund të përfitojnë, qytetarët e dy vendeve duhet të presin ende.

“Marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se ku ka ndodhur, dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri. Marrëveshja është miratuar në parim në Qeveri, do të kalojë në parlamentet respektive, dhe më pas do të duhet koha teknike e shkëmbimeve”, thotë ai.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut. Në proces të avancuar për sigurimet shoqërore, bisedime po zhvillohen me shteti si Kanada, Bullgari e Zvicër.

Italia dhe Greqia janë dy vende, që ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë. Kreu Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Hado tregon se në çfarë faze janë bisedimet me këto dy shtete.

“Me Italinë dhe Greqinë nuk kemi marrëveshje, është diskutim i gjatë, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme”, tha Hado.

Nga njohja reciprokeve e sigurimeve shoqërore, përllogaritet se do të përfitojnë rreth 100 mijë qytetarë. Gjithashtu, hyrja e kontribuuesve të rinj, pritet të ndikojë pozitivisht në skemën e pensioneve në vend.

 

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago