Categories: Lajme

Lladrovci i reagon Kurtit: Po të kishte shtet ligjor, ju do duhej të intervistoheshit nga Prokurori

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se krimi ka zbritur në nivelin lokal.

Lladrovci, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhjen që Albin Kurti po sillet si kryetar i një partie dhe jo si kryeministër i vendit.

“Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje ai ka thënë se po të kishte shtet ligjor, kryeministri do duhej të intervistohej nga Prokurori i shtetit.

Postimi i plotë:

Z. Kryeministër Kurti,
Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal.
Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte.
Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve.
Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago