Categories: Lajme

Leonora qe një dekadë në martesë me serbin: Nuk është lehtë të jesh nuse serbe

Martesat e përziera në Kosovë, mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk janë të rralla. Dashuria mes Çasllavit dhe Leonora Todiçit nga Lipjani vazhdon prej më shumë se dhjetë vitesh, edhe pse sipas Leonorës, me origjinë nga Tirana, nuk është e lehtë të jesh nuse serbe.

Martesa e lumtur e Çasllavit dhe Leonorës u kurorëzua me një vajzë dhe një djalë, dhe dashuria zgjat më shumë se një dekadë, pavarësisht se ata jetojnë në mënyrë modeste, minimumi nga bujqësia.

Për të gjetur shoqen e jetës, Çasllavi shkoi gjashtë herë në Shqipëri dhe në fund takoi Leonorën. Vendimi për t’u martuar me një shqiptar nuk i shqetësoi prindërit e ndjerë të Caslavl, përkundrazi.

“Askush nuk ka mundur të ndërhyjë në vendimin tim, as prindërit e vdekur, as vëllai, kur një burrë vendos të martohet, nuk është e rëndësishme të jetë grua e besimit, e kombit, rëndësi ka që njeriu të jetojë si duhet”, thotë Çasllav.

Ndonëse është pritur mirë nga fqinjët, miqtë dhe familjarët e saj, Leonora tregon se problemi i saj më i madh është se ka më shumë se dhjetë vjet që pret dokumente dhe pa to nuk mund të aplikojë për punë. Për të ndihmuar financiarisht familjen, ka hapur një rrobaqepësi, por nuk ka punë.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago