Categories: Lajme

Labi i del në mbrojtje Kurtit: As Thaçi e Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen

Labinot Tahiri po i del në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen e krijuar në Termokos.

Ai thotë se as Thaçi e Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen në krahasim sesa e ka gjendjen e rëndë Kurti, raporton Indeksonline.

“Lëreni njeriun të punojë se akoma s’i ka bërë një vit të plotë qeverisje. Askush s’do të mund të ishim as kaq, më të mirë për një vit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

🖐🏻Jam mesuar në kohë kur ka veshtersira si në humanizëm e si në aktulitet në vendin tonë, të reflektojë në menyrat e mia.

Dhe këtë situatë nuk e ka shkaktuar Kurti, por shkaktar është ky lloj Virusi që e çpikën dikun tjetër, e ku krejt bota ka veshtersira aktuale..!

As Thaqi e as Rugova nuk e kishin më të rëndë qeverisjen në krahasim sesa e ka gjendjen e rëndë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti në këto ditë…!

1). Shtrejtimi i çmimeve në vend,

2). Pagat për mjekët dhe arsimtarët, për të cilët është goxha situatë e rëndë,

3). Protesta të ndryshme me kërcënime të përditshme,

4). Shëndeti dhe zero-shëndetësia për t’a përballuar situatën me pandeminë,

5). Mos-liberalizimi i vizave, edhepse Demarkacioni ka kaluar, kur atëbotë votova edhe unë, kinse për të lëvizur qytetarët, dhe as tash e as sot, pas sa kohësh, sërish ky liberalizim nuk varet nga askush prej nesh e as nga z. Kurti, 

6). Mos-ngrohja e familjeve në kryeqytet dhe qytetet e tjera, si pasojë e energjisë elektrike,

7). Shtrenjtimi i rrymës elektrike, gjë që nuk varet nga qeveria, sepse çdo qeveri dëshiron t’i lehtesojë kushtet për qytetarët, dhe natyrisht që nuk është asesi e vërtetë që z. Kurti dëshiron t’i rëndojë qytetarët, madje përkundrazi,

😎. Ndjenjë e rëndë për z. Kurti, i cili është absolutisht i pakorruptuar, por i rëndohet situata, mundësitë dhe zgjidhjet gjatë kësaj qeverisjeje, e kur ne e dim mirë se bashkë me disa qytetarë ishin të përfshirë në korrupsion shumë politikanë të vendit…. ju kujtohen miliona të humbura…

Kryeministri po ballafaqohet me to, sepse është fakt që ne dëshirojmë të shitemi kundër korrupsionit e vet jemi të korruptuar duke filluar nga ikja e pagesës së tatimeve ndaj Republikës së Kosovës, shtetit e vendit tonë, “po e them ndoshta dhe unë ndonjehere i iku tatimeve”

9). Raportet me Shqipërinë; të cilat janë  farz fallco para qytetarëve, gjoja se qeveritë tona janë mirë mes vete,

10). Dhe e fundit, nga ky Kryeministër, pritet t’ia bëjë aminin marrëveshjes përfundimtare, të imponuar për të cilën i është propozuar tashmë Asociacioni i komunave me shumicë serbe,

M’a thuani, nga cili Kryeministër tjetër, do të pritej realizim kërkesash e nevojash në këto rrethana…?!

Asnjëherë, askush, asnjëri! Pikë!

❗NË VËSHTIRËSITË KOMBËTARE, DUHET TË GJITHË SË BASHKU TË REFLEKTOJMË, (duke u bazuar në realitet), E JO T’I RËNDOJMË SITUATAT, VETËM SA PËR T’I RRËZUAR QEVERITË, (njërën pas tjetrës, pa e përfunduar kurrë ndokush ndonjë mandat të plotë e tejet të dobishëm). Fundja, asnjë politikan nuk pëson, por pëson populli nga humbja e milionave eurove.

⛔ Kursejeni pak këtë situatë, lëreni njeriun të punojë se akoma s’i ka bërë një vit të plotë qeverisje. Askush s’do të mund të ishim as kaq, më të mirë për një vit.

Zero interes kisha ndaj qeverive  të kaluara dhe ndaj kësaj aktuale, sepse personalisht paguaj tatim dhe i nenshtrohem vetem Zotit, shtetit, kombit dhe popullit.

Bashkoni mendimet, idetë si të dalim nga kriza e jo akoma duke akuzuar  njeri tjetrin edhe pas 20 viteve…

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

admin

Recent Posts

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

2 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

6 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

7 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago

Driton Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit…

1 ditë ago

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u…

2 ditë ago