Categories: Lajme

Kush është Alban Zogaj, nënkryetari i ri i Prishtinës?

Kyrtari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i LDK-së, ka konfirmuar se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i ri i kryeqytetit.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar Alban Zogaj”, ka thënë Përparim Rama.

Por kush është nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës?

Alban Zogaj është Doktor i Shkencave Ekonomike dhe ligjëron lëndët ekonomike.

Ai më patë ka mbajtur edhe funksionin e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, gjatë kohës kur kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdigjiku ishte ministër.

Poashtu, Zogaj është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së si dhe ishte Shef i Shtabit Zgjedhor së Prishtinës.

Biografia e tij e plotë:

Alban Zogaj u lind nëPrishtinë në vitin 1983.U rrit në lagjen Bregu i diellit , ku e përfundoi shkollimin fillor në shkollën “Ismail Qemali”, kurse të shkollën e mesme në gjimnazin“Xhevdet Doda”. Pas përfundimit të studimeve për ekonomi në Universitetin e Prishtinës (2001-2004), në vitin 2006 e fitoi titullin Master në Ekonomi në Staffordshire University, në Britani të Madhe. Kurse, titullin Doktor i Shkencave Ekonomike e mori në vitin 2015 në Universita Politecnica Delle Marche, Itali.

Albani ligjëron lëndët ekonomike që nga viti 2007. Ai ka qenë Drejtor i Kolegjit Riinvest dhe Drejtor i Hulumtimeve në Institutin Riinvest. Si Ekonomist kryesor, Albani ka zhvilluar projekte për Korporatën e Sfidave të Mileniumit – MCC (2016-2020), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Albani ka qenë gjithashtu Këshilltar për ekonomi në Bankën Qëndrore të Kosovës. Albani ka qenë vazhdimisht i angazhuar në hulumtime, analiza, avokim, dhe projekte zhvillimore në Kosovë, dhe është autor i shumë shkrimeve e analizave, kryesisht në temat socio-ekonomike.

Në vitin 2020, Zogaj mbajti funksionin e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit. Alban Zogaj është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së si dhe Shef i Shtabit Zgjedhor së Prishtinës.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago