Categories: Lajme

Kurti ‘sfidon’ shtetet e QUINT’it: S’ndërrojmë qëndrimin për Manastirin e Deçanit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka shkuar në homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e vdekjes së ish senatorit amerikan Bob Dole, ndërsa u pyet edhe rreth insistimit të shteteve të QUINT’it për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit.

Kurti, u deklarua shkurt në pyetjen e gazetarëve për këtë çështje, duke thënë se dihet qëndrimi i qeverisë tanimë.

“Ndërkaq qëndrimi jonë për manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njhur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”, tha shkurt Kurti.

Gati një javë më parë, shtetet e QUINT’it i patën reaguar Qeverisë Kurti në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit, përmes një deklarate duke thënë se përkundër nxitjes së vazhdueshme vendimi ende vazhdon të moszbatohet nga institucionet kosovare.

Sipas tyre moszbatimi i këtij vendimi minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur.

”Moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhej ndër të tjera në këtë deklaratë.

Kujtojmë se pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago