Categories: Lajme

Kurti: Mund të kemi dallime për ndonjë gjë me Ramën, por kjo nuk na bën kundërshtarë

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë ndër më të mirat, kur ka folur për qëndrimet e tij të ndryshme me homologun e tij, Edi Ramën.

Ai ka theksuar se mospajtimet e tyre të tjera mes dy shteteve janë fare të vogla.

“Së pari, jo çdo gjë e thjeshtë është e mirë. Së dyti, nuk është një kompleksitet i lartë dhe as i keq. Besoj se raportet mes Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë ndër më të mirat, prej se e kemi shpallur pavarësinë, në njërën anë, janë përtej neve si kryeministra.”

“Në anën tjetër, mbledhja e mbajtur në Elbasan, me një koordinator të përbashkët, me një sekretariat, jep shumë shpresë që nuk do të kemi vetëm më shumë marrëveshje, por sidomos më shumë zbatim, fakti që mund të kemi dallime për ndonjë gjë nuk na bën kundërshtarë. Ne kemi mendime të ndryshme për Ballkanin e Hapur, mund të them që mospajtimet e tjera në raportet mes dy shteteve tona janë fare të vogla apo janë të dorës së dytë”, ka thënë Kurti në KTV.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

3 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

7 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago