Categories: Lajme

Kurti iu ofron dy zgjidhje qytetarëve: Ose reduktime ose shtrenjtim të energjisë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar me një postim për krizën energjetike në Kosovë, derisa tha se gjendja është e rëndë sepse çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar, e në anën tjetër as gjysma e konsumit nuk mbulohet nga prodhimi tek ne.

Kurti, përmes një postimi në Facebook tha se mimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar: ishte rreth 70 euro për MËh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro.

E për këtë ai tha se nuk ka zgjidhje të mirë përveç dy: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.

Tutje Kurti vazhdoi të fajësoj qeveritë e kaluara, duke thënë se shumë më herët është dashur të mendohet për këtë krizë.

‘’ Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro’’, shkroi Kurti.

Në fund Kurti tha se po bëhet gjithcka që është e mundur, dhe se vazhdimisht po kontaktojnë me KOSTT e KEDS.

Kujtojmë se ditëve të fundit vendi është përballur me reduktime të ashpra, madje më tepër se që ishte paralajmëruar. Disa lagje në kryeqytet kanë njoftuar se reduktimet po zgjasin më shumë se 2 orë, e nganjëherë edhe tërë ditën.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago