Categories: Lajme

Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rrymën: S’kishin se si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr

Teksa po mbante fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se se e kanë lënë Kosovën në terr.

Kurti tha se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”.

Ai tha se në kulmin e problemeve kishim edhe luftimin e vazhdueshëm të pandemisë.

Ndërsa, për energjinë elektrike tha se ndjehet i frustruar njësoj sikur qytetarët.

“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mugesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për dy dekada. Derisa kërkesa për energji është rritur çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje edhe vendime te gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit.

Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ai tha se vitin që vjen do të dalin me propozime afatgjate për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

“Në botë ka aletrnativa të ndryshme për prodhimin e energjisë”, tha ai ndër të tjera.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

2 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

6 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

11 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

12 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

12 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

13 orë ago