Categories: Lajme

Kurti e rithotë: Çmimi i rrymës në vend i lirë, shtrenjtimi nuk është në dorën tonë

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitë së tij në termocentralin Kosova ‘A’ dhe Kosova ‘B’, ka ritheksuar se çmimi i energjisë elektrike në vend është relativisht i lirë, dhe se rritja e çmimit të saj nuk është në dorën e qeverisë.

Kurti gjatë kësaj vizite e ka ritheksuar se çmimi i energjisë elektrike që paguhet nga qytetarët në Kosovë është relativisht i lirë dhe se ka vend për kursimin e rrymës.

Tutje Kurti tha se koston e importit do ta mbuloj qeveria e Kosovës.
“Energjia elektrike është relativisht e lirë në Kosovë por shtrenjtimi i saj në të ardhmen nuk është në kompetencën tonë, ne do e ndihmojmë KEK’un, por çmimet nuk do jenë në dorën tonë, por kjo ndodhë për shkak të shtrenjtimit të gazit në bursat botërore. Ne do ta mbulojmë importin e rrymës. Mendojmë që ka vend për kursim. Me ministrin e Ekonomisë jemi marrë vesh që ta mbulojmë koston e importit”, tha Kurti para mediave.

Kurti edhe ditë më parë kishte thënë se çmimi e energjisë elektrike në vend është i lirë, përkundër që standardi i jetë në vend nuk është i krahasueshëm me vendet e zhvilluara./

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago