Categories: Opinione

Kurseni, ngrohja me rrymë ka me i rritë shumë cmimet

Nga Viktor Buzhala

Kosovarët bash kur janë rritur djeshëm, pra janë pesëfishuar cmimet e energjisë elektrike në botë, kanë filluar të ngrohen me energji elektrike. Kjo nuk është aspak normale. Një situatë e tillë shpije pashmangshëm drejt rritjes së madhe të cmimeve deri me 1 prill.

Sa më tepër të kursehet energjia elektrike, pra sa më pak të përdoret për ngrohje, aq më e vogel do të jetë rritja. Kjo, pasi do të blihej shumë më pak nga jashtë, ku cmimet janë në qiell. Nga atje po blihet mbi 300 euro një megavat/orë e qytetarëve të Kosovës po u shitet 68 euro. Kjo nuk ka logjikë tregu dhe nuk mund të zgjasë për shumë kohë.

Prodhimi vendor i energjisë elektrike është i kufizuar dhe nuk i tejkalon 750 megavatë. Sikur pjesa më e madhe të mos ngroheshin me rrymë, nuk do të kishte nevojë për import të madh dhe rrjedhimisht as cmime të rritura. Kosovarët paguajnë cmimet e rrymës më të ulëtat të Evropë dhe tashmë kur ka nevojë jetike të kursehet, duhet të bëhet një gjë e tillë që të ruhet kjo strukturë. Gjithandej nëpër botë cmimet janë rritur. Kosova pashmangshëm do të shkojë andej si pasojë e importit. Por, sa më i vogël të jetë importi, aq më e ulët do të jetë nevoja për rritje të cmimeve.

Në periudha të krizave duhet të veprojmë të bashkuar. Vetëm mendësia kolektive e con përpara një shoqëri. Nëse secili mendon vetëm për vete, atëherë ai bashkë më të tjerët shkojnë drejt humnerës.
Pra, mund t’ia dalim vetëm të bashkuar. E këtë e kemi treguar shpesh gjatë histrorisë sonë.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

3 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

6 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

11 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

11 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago