Categories: Lajme

Kosova planifikon t’ia shesë 3 milionë tonë thëngjill Maqedonisë, qytetarëve ua kthen reduktimet me rrymë

Kosova veçse ka filluar negociatat që të shesë tre milionë tonë thëngjill ndaj Maqedonisë së Veriut në periudhën e krizës energjetike, teksa qytetarëve ua ka shtuar reduktimin me energji elektrike.

Fillimin e negociatave mes dy vendeve për shitjen e thëngjillit e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, shkruan lajmi.net.

“Fillojmë negociatat për mundësinë e importit të thëngjillit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën  energjetike!”, u tha në postimin e tij.

“Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim!”, u deklarua më tutje ai.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Të gjithë këtë, njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, e ka konsideruar si paradoks, duke pasur parasysh kapacitetin e thëngjillit në vend.

“Në rend të parë duhet të kuptohet se Kosovës i mungon një strategji e mirëfilltë ekonomike, në këtë drejtim do të thotë po pëson Kosova edhe në aspektin energjetik. Nuk i bëhet nder Kosovës në qoftë se pengon ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese, kur dihet fare mirë se Serbia prodhon afro 6 megawatt energji elektrike, Maqedonia 670, Mali i Zi prodhon afër 300 dhe Kosova me të gjithë këto potenciale të thëngjillit importon energji elektrike”, deklaroi ai për lajmi.net.

“Unë dua të besoj që duhet të skuqën ata ministra që kanë penguar një proces të këtillë, duhet të skuqet edhe shoqëria civile, e cila ka përmbushur agjendën e linjës Londër-Beograd-Banjallukë-Tiranë-Prishtinë për të penguar energjinë elektrike. Paradoksi është që në qoftë se në 100 km lartësi prodhohen aq shumë kW energji elektrike në thëngjill, a thua Kosovën e mbron ndonjë mur të mos vijë dioksid karboni në Kosovë. Si është e mundur që edhe Serbia edhe Maqedonia të ndërtojnë kapacitete prodhuese në thëngjill dhe Kosova të importojë energji elektrike prej tyre, duke shitur thëngjill”, deklaroi më tutje ai.

“Vërtetë është paradoks i kohës, por dua të besoj se një ditë në Kosovë do të ketë sundim të rendit dhe ligjit, do të ketë llogaridhënie dhe dikush duhet të japë përgjegjësi pse Kosova është e varur nga importi i energjisë elektrike dhe në të njëjtën kohë të ketë shitje të thëngjillit në vende të ndryshme”, potencoi më tutje Gërxhaliu.

Përveç Maqedonisë së Veriut, Kosova po i shet rrymë edhe Bullgarisë. Rryma që prodhohet në Liqenin e Ujmanit po shitet për një kompani në Bullgari, në bazë të një kontrate që “Iber-Lepenci” e ka nënshkruar vitin e kaluar me një kompani bullgare, marrëveshje e cila ka validitet tre vjeçar.

Berat Lushtaku, ish Kryeshef Ekzekutiv në N.P.H “Ibër-Lepenc” deklaroi për lajmi.net se rryma që prodhohet nga “HC i Gazivodës”, shitet jashtë Kosovës.

“Është një procedurë që është organizuar para dy viteve. Janë udhëhequr të gjitha procedurat e ankandit publik. Fillimisht ka qenë një kontratë që ka qenë me çmimi 27 euro me KESCO-në. Kjo ka qenë një vjeçar. Pastaj e kemi rritur në vlerën 38 euro e 40 cent. Di që vitin e kaluar është organizuar një ankand ndërkombëtarë dhe është nënshkruar kontrata me një kompani të huaj me një validitet tre vjeçar. Afërisht, Ujmani prodhon 100 mijë megavat (MWh) në vit, plus minus 15 mijë. Mundet me shku deri në 120 mijë. Në vitin 2018 i ka prodhuar 126 MWh. Minimumi është 63 mijë. Mesatarja është 75 mijë 85 mijë MWh, gjatë vitit”, ka thënë Lushtaku.

KOSTT-i ka paralajmëruar reduktim të furnizimit të energjisë elektrike, ndonëse shkaku i kësaj nuk është bërë ende i ditur. Lidhur me këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar konferencë. 

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago