Categories: Lajme

Koalicioni PDK-LDK” në Prishtinë, reagon ashpër Haki Abazi

Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e shpërfaqë vetën duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDK-së Prishtinë pa e filluar qeverisjen lokale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar rreth raportimeve të fundit se Blerand Stavileci i PDK-së do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e shpërfaqë vetën duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDK-së Prishtinë pa e filluar qeverisjen lokale.

“DMTH LDK e shpërfaqë veten duke e bërë kryetar një të panjohur nga rruga dhe i dorëzon PDKs Prishtinën pa e filluar qeverisjen lokale! Ndoshta mashtrimi ka emër tjetër”, shkroi ai.

Arben Gecaj, Sekretari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka mohuar arritjen e një marrëveshje koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike në Prishtinë.

Gecaj, në një prononcim të mërkurën, tha se nuk qëndrojnë raportimet mediale për një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë që, siç u raportua sot, do ta bënte Blerand Stavilecin nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

“Nuk ka pasur asnjë bisedë mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne kemi dal parti e tretë në zgjedhje dhe nuk hapim negociata për koalicion”, tha Gecaj. “Nuk ka pasë rrjedhimisht as ndonjë marrëveshje me LDK-në”.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago