Categories: Lajme

Kastrati i PDK-së ‘godet’ Vetëvendosjen: Terrin nuk e gjetët, por e sollët ju

Deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kastrati ka thënë që Qeveria Kurti e ka sjellë terrin në Kosovë.

“Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju terrin”, u tha Kastrati pozitës, në seancën ku po diskutohet për krizën energjetike në vend.

“Sot është situatë shumë e qartë. Ka terr dhe terrin nuk e gjetët mes jush por e sollët ju terrin, sepse nga 2008 e tutje s’ka pas reduktime. Ka pasur ndonjë avari, prishje por terrin e keni sjell ju, nuk e keni gjet mes jush, kjo është e sigurt”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se Qeveria është duke kukatur sikur bebet dhe se po fajëson qeveritë e kaluara për situatën e krijuar me rrymë.

“Bizneset janë me gjenerator, njerëzit vuajnë në të ftohtë. Ju kukatni. Jeni bërë Qeveri e kukamave sikur ato bebet ‘ve, ve çfarë keni bërë që 20 vjet, ve, ve që 20 vjet’. Në këtë situatë emergjente njerëzit kanë nevojë për zgjedhje”, deklaroi Kastrati.

Deputeti i PDK-së tha se Qeveria ka mundur që të kontraktojë rrymën qysh në muajt e verës.

“Keni mujt në verë me kontraktua blerjen e rrymës siç e kanë bërë qeveritë përreth. Keni dështuar në afatshkurtër, po dështoni në afatmesme. Jeni para një zgjedhje ose terr, ose me qajtë ‘ve, ve’, ose me e rritë çmimin e rrymës”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, teksa të njëjtin e quajti hipokrit të pa konkurrencë.

“Përveç kësaj dini edhe për ato projektet afatgjate me një hipokrizi të pakonkurueshme dini t’ i arsyetoni se jo gazi amerikan nuk vjen as një litër, që i matke Besnik Bislimi që është një hipokrit i pakonkorueshëm, dhe dorën në zemër prej se ka ardhur ky këtu më nuk po i këqyri ‘Stupcat’ dhe i kërkojë falje Vedatit por ky po i bën shumë konkurrencë”, tha ai

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago