Categories: Lajme

Kancelari gjerman ka një lajm të mirë për ata që duan të punojnë në Gjermani

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të mërkurën se qeveria e tij do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e huaj të emigrojnë në Gjermani dhe të integrohen atje. Gjithashtu, ai tha se do të Iuftonte kundër ekstremizmit të djathtë, të cilin e konsideron kërcënimin më të madh për demokracinë e vendit të tij.

“Ne jemi një shtet emigracioni, nëse huazoj një term nga presidenti ynë, një vend me një të shkuar emigracioni. Por duhet të punojmë për t’u bërë një vend më i mirë për integrimin e të tjerëve”, tha ai në fjalën e parë në Bundestagun gjerman që pas marrjes së detyrës.

Qeveria e re gjermane, e formuar në mënyrë të paprecedentë nga 3 parti, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, planifikon të lehtësojë edhe procedurat për marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe heqjes së kufizimit për pasjen e nënshtetësive të tjera.

Në vitet e fundit, Gjermania është shndërruar në destinacionin e preferuar për emigrantët, që kërkojnë azil ose punë në shtetin me ekonominë më të fuqishme të Bashkimit Europian. Përjashtim nga kjo nuk kanë bërë as shqiptarët. Në vitin 2019, 4000 shqiptarë kanë marrë vizë pune në Gjermani, ndërsa gjatë vitit 2020, për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, kjo shifër ka qenë dukshëm më e ulët, vetëm 600.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago