Categories: Lajme

Kamberi, Vuçiqit: Rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiqi i cili në përurimin e segmentit të parë të autoudhës Nish-Merdarë tha se “janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët”.

Kamberi tha se këtë gjë ia kishte thënë presidentit serb në debatin për dialogun me Kosovën në Kuvendin e Serbisë, derisa ia kujtoi se ka reaguar me inat.

“Aleksandër Vuçiq më në fund e paska kuptuar që për Serbinë “janë të domosdoshme marrëdhëniet shumë më të mira me shqiptarët”. Po, z.President, a nuk ju kam thënë të njejtën gjë në debatin parlamentar rreth dialogut me Kosovën? A nuk ju kam thënë me atë rast që “si pjesëtar i popullit shqiptar e shoh perspektivën e popullit tim në anëtarësimin në BE, por në të njejtën kohë edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë me popujt e Ballkanit Perëndimor, duke e përshirë edhe popullin serb”.

“A nuk ju kam thënë që “gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i terminologjisë së viteve të 80’ta dhe 90’ta nuk ka vend në këtë dialog mbi pajtimin i cili njëkohësisht nënkupton edhe ballafaqimin me të kaluarën” dhe që “ju nevojitet një qasje e re”. Ju kam cituar edhe intelektualin serb, Bogdan Bogdanoviq, që kishte thënë se “Serbia duhet patjetër me sy të huaj ta shikoj veten” dhe përfundimisht ta kuptoj që “krijimi i miqësive është më i rëndësishëm se fitimi i territoreve”. Si keni reagur Ju atëkohë? Me inat keni refuzuar të heqni dorë nga politika e krimeve të luftës”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë i ka thënë presidentit të këtij shteti se vetëm kur Serbia ta pranojë se çfarë ka bërë në Kosovë mund të ketë miqësi me shqiptarët.

Ai ka thënë po ashtu se rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë.

“Në fund të fundit ju ka parë i gjithë publiku se si i keni pranuar sugjerimet e ardhura nga unë. Përsëri po ju them që të heqni dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë. Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët. Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë”.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago