Categories: Lajme

“Jam shqiptar nga Kosova”, gjyqtarja serbe rrëfen ç’i tha Kurti kur e dënσi me 15 vite bυrg (VIDEO)

Gjyqtarja serbe Danica Marinkoviq ka rrëfyer sot për herë të parë se si e dënoi Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë b ombardimeve.

Në një intervistë për një television në Beograd, Marinkoviq, e cila gjatë viteve 90-të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, shprehet se Kurti është “nacionalist ekstrem”.

Ajo tregoi ndër të tjera, se lideri i “Vetëvendosjes”, parti e cila kryesoi zgjedhjet në Kosovë para gjykatës kishte refuzuar shtetësinë serbe.

“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfundimin se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës, pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës,”- ka thënë Marinoviq

Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”, Kurti sërish ka reaguar ashpër.

“Ai i është bashkuar UÇK-së në vitin 1998, dhe më tha mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur,”- tha ndër të tjera Marinkoviq.

Gjyqtarja nuk e përmendi rr ahjen e Kurtit pas refuzimit për t’i njohur autoritetet serbe, dh unë pas të cilës lideri i “Vetëvendsojes” ka trëeguar se nuk ecte dot për një javë.

Marinkoviq gjithashtu ‘harroi’ të theksonte faktin se Kurti u lirua nga burgu pas presionit ndërkombëtar.

Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi. Themeluesi i “Vetëvendosjes” ishte ndihmës dhe përkthyes i Demaçit.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

3 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

7 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago