Categories: Lajme

Ish-politikania serbe: Veç Serbia s’i pranon kufijtë e saj, është faktori kryesor shqetësues në Ballkan

Ish-politikania serbe, Vesna Peshiq ka vlerësuar se Serbia është “faktori kryesor shqetësues” në Ballkan dhe se kjo shihet nga fakti se edhe sot “nuk i pranon kufijtë e saj”, transmeton Gazeta Express.

“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre, përveç Serbisë”, tha Peshiq në Forumin e 14-të për Drejtësinë Tranzicionale në Beograd, shkruan “Danas”.

Ajo vlerësoi se Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim. Ajo deklaroi se “proceset e shpërbërjes së fortë të Bosnjë e Hercegovinës përmes (Millorad) Dodikut janë në progres” dhe theksoi se “Serbia i jep mbështetje të plotë këtyre proceseve”.

“Nuk mendoj se Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron ta përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Peshiq.

Sipas saj, në Serbi kryen punë “autokracia personale”, me të cilën Aleksandar Vuçiq i mori në dorë të gjitha institucionet dhe e shpalli opozitën armike të brendshme.

“Situata në Serbi është kaq katastrofike dhe me atë lloj qeverisjeje që kemi ne nuk mund ta zgjidhim asnjë problem, madje as atë të Kosovës”, tha Peshiq.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

14 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

15 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

16 orë ago