Categories: Lajme

I garantoj grekët se kthimi ynë në truaIIin tonë është vetëm çështje kohe

Kreu i PDIU reagon pas ankesës së ambasadores së Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit në Sheshin“Skënderbej”: Çamëria është truall shqiptarë i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

Vendosja e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej”, krahas me gurë nga të gjitha trojet shqiptare, ka shkaktuar reagimin e ambasadores së Greqisë në vendin tonë. Pala greke e ka kundërshtuar vendosjen e gurëve të Çamërisë në Sheshin “Skënderbej”, ndaj për këtë ka reaguar ashpër edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi i kujton palës greke se gurët e Filatit janë në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar, krahas gurëve që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare. Idrizi thekson:

“Është habi e madhe se si ka gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike, por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar. Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në Sheshin “Sintagma” të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megalo Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke“, shkruan Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka reaguar fort ndaj qëndrimeve të palës greke duke theksuar se Çamëria është truall shqiptar i zaptuar dhunshëm nga shteti grek dhe se Çamëria ka zotët e vet e ata janë shqiptarë.

“Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohe” thekson Idrizi.

admin

Recent Posts

Asambleisti i VV’së në Gjilan: Thuaj JO, shtrenjtimit të rrymës

Asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Gjilan, Blerim Haziri ka dalë kundër propozimit për shtrenjtim të…

1 orë ago

Serbët në veri edhe jashtë ngrohen me nxemje me rrymë

Qytetarët serb në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme…

6 orë ago

Driton Selmanaj “shpërthen” ndaj Qeverisë Kurti: Nëse nuk i ndalim me kohë, nesër do jetë vonë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar situatën me shtrenjtimin e energjisë…

7 orë ago

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të…

1 ditë ago

Driton Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit…

1 ditë ago

Sa fitoi Kosova që nuk e lejoi mbajtjen e referendumit

Nga Lista Serbe paralajmëruan masa ndaj Kosovës në rast se në Prill nuk do u…

2 ditë ago