Categories: Lajme

Hoxha: Milaim Zeka merr mbi 300 mijë euro nga RTK, pagë merr edhe baxhanaku i tij

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Milaim Zeka i merr nga RTK mbi 300 mijë euro.

“RTK-ja e cila është punëdhënësi im por edhe unë taksapaguesi i saj. Mos t’kishin qenë përfitimet mbi 300 mije euro te Milaim Zekës prej RTK-se, për këtë njeri as që mkish interesuar a është gjallë diku a jo. Çka i ka ofruar Milaim Zeka RTK-se si kompensim për gjithë këto para te marra prej saj?”, shkruan ndër tjerash Hoxha, përcjellë “Bota sot”.

Madje sipas tij, pagë nga RTK merr edhe baxhanaku i tij Blendi Tola.

“E kur jemi te Milaim Zeka, përveç bashkëshortes se tij që ka realizuar dhjetëra mijëra euro prej RTK-së, pagë nga RTK merr edhe baxhanaku i tij Blendi Tola”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë:

Të jem i qartë, kur po flas me emra, hallin nuk e kam te të apostrofuarit por te RTK-ja e cila është punëdhënësi im por edhe unë taksapaguesi i saj.

Mos t’kishin qenë përfitimet mbi 300 mijë euro të Milaim Zekës prej RTK-së, për këtë njeri as që mkish interesuar a është gjallë diku a jo.

Çka i ka ofruar Milaim Zeka RTK-së si kompensim për gjithë këto para të marra prej saj?

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se përmes emisionit “Pa rrotlla” që është transmetuar në RTK, Milaim Zeka ka bërë prezantime të rrejshme të kosovarëve që kishin marrë viza për Gjermani.

Pra RTK që paguhet nga qytetarët ka lejuar të transmetojë dhe të paguaj emisione që mashtrojnë qytetarët 😠.

920 qytetarët e Kosovës e kanë paguar dy herë Milaimin për shërbimin e rrejshëm me viza:

Njëherë duke paguar direkt në kompaninë e tij dhe herën e dytë, indirekt përmes RTK-së, gjegjësisht emisionit “Pa rrotlla”, dhe për gjithë këto pagesa, si kompensim në fund janë shpërblyer me mashtrim.

E kur jemi te Milaim Zeka, përveç bashkëshortes së tij që ka realizuar dhjetëra mijëra euro prej RTK-së, pagë nga RTK merr edhe baxhanaku i tij Blendi Tola.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

5 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

9 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

14 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

15 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

15 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

16 orë ago