Categories: Lajme

Hoti i reagon ashpër Osmanit: Si mund ta cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Shtëpia e Bardhë?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar ashpër presidentes Osmani e cila sot në adresimin para deputetëve tha se është cënuar rendi kushtetues i Kosovës kur është nënshkruar marrëveshja në Uashington për moratorium 1-vjeçar për mos-aplikim në organizata ndërkombëtare.

Hoti me anë të një postimi në Facebook e ka pyetur Osmanin se si mund të cënohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila sipas tij mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe udhëheqës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Madje sipas Hotit, vetëm politikanë me orientime jo-perëndimore mund të lëshojnë deklarata të tilla.

“Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavaur dhe të integruar në BE dhe NATO e jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?!

Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla.

E vërteta është se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezikohet kur cenohen raportet me mikun më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA-në.

Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavaur dhe të integruar në BE dhe NATO e jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe na ruajtë nga politikanët e papërgjegjshëm.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

51 minuta ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

5 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

9 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

10 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

11 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

11 orë ago