Categories: Lajme

Histori prekëse, oficeri italian ndihmon 4 vjeçaren kosovare të kurohet në Romë

Në mision në Kosovë dhe gjatë një shërbimi patrulle, oficer Fabio Cervellieri u njoh rastësisht me një vajzë të vogël. 4 vjeçarja vuante nga diabeti (tipi I- mungesa e insulinës). I prekur nga ky fakt, oficeri ka shkuar në farmaci dhe me shpenzimet e tij është kujdesur të marrë insulinë dhe një pajisje për matjen e sëmundjes së vogëlushes.

Por ky gjest prekës duket se nuk ka mjaftuar për oficerin.

Me t’u kthyer në Itali, karabinieri ka shkuar në spitalin ‘Umberto’ në Romë dhe është interesuar në detaje e konsulta me mjekët, se çfarë mund të bëjë më shumë për vogëlushen, në mënyrë që t’ja lehtësojë sëmundjen.

Historinë e ka ndarë me miqtë e kolegët e tjerë karabinierë dhe së bashku me kontributet e tyre, ka arritur të mbledhë një sërë parash për t’i paguar 4 vjeçares biletat e avionit dhe kurimin në spital.

4 vjeçarja udhëtoi me të ëmën dhe kreu analizat e mjekimin e nevojshëm. Siç thuhet në një njoftim të postuar në rrjetin social nga policia, vajza qëndroi për pak ditë në Romë, u kurua dhe bëri një ndërhyrje të vogël në spital e tashmë ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Postimi në rrjet i këtij akti bamirës dhe të ndjerë, solli dhjetëra mijëra reagime nga opinioni publik në Itali, i cili falenderoi dhe vlerësoi gjestin e ndjerë të oficerit të policisë

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

3 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

7 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

13 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago