Categories: Lajme

Ëndrrat serbe për ndarjen e Kosovës nuk do të mbijetojnë me Bidenin!

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, në kohën kur president i Republikës ishte Hashim Thaçi, mori hov të madh, por për fatin e mirë u ndalua. U ndalu dhe u këput procesi negativ me arrestimin e Hashim Thaçit.

Mirëpo, ka dyshime se ende është duke u diskutuar në tavolina diku ideja e ndryshimit të kufijve.

Kjo ide, përveç në Kosovë e Serbi, ishte diskuar në BE e më gjerë, madje deri në SHBA.

“Ndarja e Kosovës ide e Thaçit dhe Vuçiq”

John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Amerikës, Donald Trump, kishte thënë se ndarja e Kosovës, ishte ide e Hashim Thaçit dhe e Aleksandër Vuçiqit.

Një goditje të fuqishme kësaj ideje, ia kishte dhënë edhe Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës.

Ai shumë herë ndryshimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve e kishte quajtur “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Haradinaj madje ishte i shprehur i gatshëm për luftë nëse ndodhë një gjë e tillë, në kohën kur Thaçi mbante takime sekrete me Vuçiqin.

“Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”, deklaronte Haradinaj, ndërsa u bënte thirrje institucioneve ndërkombëtare që ta kundërshtonin një ide të tillë.

Por, ai nuk sillej kështu pas dorëheqjes dhe rënies së qeverisë së tij.

Në një intervistë për gazetën tonë “Bota sot”, Sonja Biserko, deklaron se ende është në tavolina ideja për ndarjen e Kosovës, ndërsa përmend dy emra të njohur që lobojnë në favor të Serbisë për këtë ide (të paguar nga ajo), ish ndërmjetësuesi amerikan Riçard Grenell dhe eksperti britanik Timothy Less.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rideklaruar se ideja e ndryshimit të kufijve do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose të ndonjë institucioni tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Po këtë vit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

SHBA-ja dhe Gjermania kundër ndryshimit të kufijve

Me ardhjen e presidentit Joe Biden në krye të SHBA-ve, procesi mori një rrjedhë tjetër. U ndal diplomacia kundër kufijve të Kosovës, dhe u rikthye në shtratin e saj, ‘kufijtë e Kosovës’ janë të paprekshëm. Këtë e ka deklaruar gjatë fushatës së tij, e konfirmuar pas inaugurimit, në letrën dërguar presidentes Osmani, dhe në intervistimin nga Senati të ambasadorit të ri amerikan, Jeffrey M. Hovenier, i cili e ka marrë përsipër pikërisht të negociojë dhe mbështesë diplomacinë dhe qëndrimet e z.Biden për Kosovën.

Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme. Ato janë refuzuar nga kancelarja Merkel, dhe ministri i Jashtëm Heiko Mas, politika që i ka marrë përsipër t’i zbatojë edhe qeveria e re gjermane.

“Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon”, kishte deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Presidentja Osmani kundër “non-papers”

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte deklaruar për këtë çështje.

Ajo ishte shprehur se Serbia është burimi i dokumenteve të ashtuquajtura “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin e Ballkanit.

“Non-papers” të tillë, lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë̈ veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut. Leximi i kujdesshëm i këtyre “non-papers” dhe idevë që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve”, kishte deklaruar Osmani.

Kurti: Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaruar duke thënë se, dokumentet “non paper” të publikuara në nga mediat në Ballkan, mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska.

“Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga Beogradi dhe verilindja. Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor për të sulmuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, ishte shprehur Kurti.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

13 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

14 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

15 orë ago