Categories: Lajme

E pazakontë: Mërgimtari nga Deçani piu mbrëmë mbi 30 Red Bull, kërkon ndihmë në emergjencë

Një mërgimtar mbrëmë ka shkuar me urgjencë në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Deçan, pasi që kishte pirë mbi 30 pije energjike Red Bull, shkruan Gazeta Metro. 

Burime të Metros brenda QKMF në Deçan bëjnë me dije se mbrëmë një mërgimtar ka kërkuar ndihmë pasi që kishte pirë mbi 30 pije energjike Red Bull.

Këto burime kanë bërë të ditur se personi është jashtë rrezikut për jetë, pasi që ky numër i madh i pijeve energjike mund t’i shkaktonte ndonjë pasojë më të rëndë në shëndet.

Ndërkaq nuk është bërë e ditur identiteti i personit.

Disa studime shkencore të pavarura kanë zbuluar se pijet energjike shkaktojnë dëme serioze tek njerëzit.

Dëmet prekin ata që janë të predispozuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, kafeinë dhe taurinë. Ato konsiderohen si stimulantë që dihet të kenë një efekt të dëmshëm për trurin./

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

12 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago