Categories: Lajme

Disa s’mund ti heqim sytë nga ajo”, deputetja Doarsa Kica kritikon opozitën që bojkotuan fjalimin e presidentes Osmani

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar partitë opozitare që bojkotuan fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani.

Ajo thotë se kur flet Presidentja Osmani, jo vetëm që ndjen nevojë për respektim të institucionit të Presidentes me pjesëmarrje, por edhe nevojë për respektim të vendosmërisë që siç thotë ajo paraqet për një shtet ligjor i cili respektohet, duhet e punohet ndershëm për të.

Në foton e publikuar nga Kica shihet se ajo e dëgjon me vëmendjen fjalimin e presidentes Osmani, por jo edhe dy kolegët e saj nga VV, Mifail Bajqinovci dhe Artan Abrashi.

Postimi i saj:

Adresimi vjetor i Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend të Republikës së Kosovës

Kur flet Presidentja, e sidomos kjo që kemi sot, jo vetëm që ndjej nevojë për respektim të institucionit të Presidentes me pjesëmarrje, por edhe nevojë për respektim të vendosmërisë që ajo paraqet për një shtet ligjor i cili respektohet, duhet e punohet ndershëm për të.

Për dikë, pjesëmarrja nuk ishte domosdoshmëri, sepse për dikë, institucionalizmi është term që duket bukur në letër e fushatë, por që praktikimi i institucionalizmit (e respektit për të) është pastaj alternativë e varur nga agjenda politike. Apo më mirë thënë personale.

Për dikë, inatet e bashkojnë mos-prezencën me interesat e Beogradit në Kosovë, ku institucionalizmi është inekzistent për aq sa para emrit Kosovë është Republika, e pas emrit nuk është Metohija.

Për dikë tjetër, kur flet Presidentja jonë, çka ajo thotë ka peshë që nuk e mban secili. Peshën e vërtetësisë! Prandaj, dikush zgjedh të mos ballafaqohet me këtë vërtetësi.
Asnjë nga të mësipërmet nuk është befasuese. Duke mos qenë befasuese, nuk do të duhej të jetë as temë diskutimi – por ja që nuk mund t’i ikim sepse shpërfaqin shuplakën e të pathënave që mundohen të kamuflohen në vazhdimësi.

Të tjerët, jemi prezent. Disa s’mund ti heqim sytë nga ajo. Me gjasë, sepse vërtetesinë e fjalëve të saj e bashkëndjejmë, dhe ndjejmë nevojën e bashkërendimit karshi kësaj vërtetësie që rrallë na ka ndodhur ta dëgjojmë nga dikush që ka kredibilitet ta adresojë çdo shkronjë të këtij adresimi.

admin

Recent Posts

Një ukrainase në Shqipëri: Me rusët kemi qenë si motra dhe vëllezër

Oksana Genkina prej gati 10 vitesh jeton në Tiranë, ku ka krijuar edhe familjen e…

4 orë ago

Kurti demantohet nga Transparency International: Përmirësimi i pozicionit erdhi nga transferimi paqësor i pushtetit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ngurruar që të marrë merita për përmirësimin e gjendjes me…

7 orë ago

Me t’u vjedh thesari para syve është skandal”, debat i ashpër mes deputetit të VV-së e Hykmete Bajramit të LDK-së

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon…

12 orë ago

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin…

13 orë ago

Nënkryetari i PDK-së thotë se është për shkëmbim të territoreve

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se para një Asociacioni të komunave serbe me…

1 ditë ago

Qytetarët mbushin sheshin, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga…

1 ditë ago